Insajderi
Sport

Pasi humbën kundër Anglisë, Ajeti i kërkon falje tifozëve

Insajderi
22 March 2025 - 18:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pasi humbën kundër Anglisë, Ajeti i kërkon falje tifozëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kombëtarja shqiptare e nisi me humbje kualifikueset e Botërorit 2026. Kuqezinjtë e Sylvinhos janë mposhtur nga Anglia me rezultatin 2-0 në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Wembley”.

Të dy golat e pësuar nga kuqezinjtë ishin pakujdesi e repartit të mbrojtjes. Në golin e dytë, ishte Arlind Ajeti ai që nuk mbylli siç duhet sulmuesin anglez, Harry Kane, duke i dhënë mundësinë të shënonte.

Pikërisht për këtë moment, është vetë qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, i cili ka reaguar në rrjetet sociale.

“Më vjen keq për golin e dytë, megjithatë duhet të shohim përpara. Rruga është e gjatë”, shkruan Arlin Ajeti në rrjetet sociale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark