Insajderi
Lajme

Pas Italisë, ndalohet importi i shpezëve edhe nga Hungaria

Insajderi
05 November 2025 - 11:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas Italisë, ndalohet importi i shpezëve edhe nga Hungaria
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se është marrë vendim për ndalimin e importit të shpezëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria në Kosovë.

Ky vendim vjen pas raportit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe Raportit të Komisionit Evropian, të cilët kanë njoftuar se në shtetin e Hungarisë është i pranishëm Gripi i Shpezëve në fermat komerciale dhe në shpezët e egra në njësitë administrative Jasz, Nagykun dhe Szolnok të Hungarisë.

“Ndalohet importi i shpezëve të gjalla dhe i produkteve të tyre që kanë origjinën nga zonat e infektuara të shtetit të Hungarisë, përveç nëse ato kanë origjinën nga ferma të paprekura nga sëmundja, të cilat gjenden në një rreze prej 50 km larg zonave të prekura” – thuhet në njoftim, ndalesë e cila hyn në fuqi menjëherë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark