×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pas kërcënimit, gazetari Selimi flet për Insajderin: Një person është arrestuar

    Insajderi
    18 March 2023 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, Alban Selimi disa ditë më parë njoftoi se dikush ia ka vënë flakën garazhës së shtëpisë së tij, me qëllimin për ta frikësuar.

    Selimi përmes një njoftimi në facebook ka bërë të ditur se ka marrë një tjetër mesazh kërcënues të cilin e ka publikuar në rrjetin social Facebook, duke i bashkëngjitur edhe një fotografi.

    I kontaktuar nga Gazeta Insajderi, gazetari tha se ai mesazh kishte qenë i shkruar ntën kur ka ndodhur rasti por shkronjat ishin shumë të vogla dhe atë natë nuk është pa kjo pjesë.

    I njëjti tha se ka pranuar informacion se një person është arrestuar nga policia e Kosovës si i dyshuar për rastin.

    “Mesazhi kishte qenë atë natë dhe nuk është vërejt sepse ka qenë i shënuar me shkronja të vogla. Krejt çka jam njoftu është se policia ka arrestuar një person të dyshuar për këtë rast, sapo me lajmëruan” , tha Selimi për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark