×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas konfliktit me Princ Lekën, Elia së bashku me babanë e saj në Gjykatë

    Insajderi
    07 March 2024 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për herë të parë pas raportimit të konfliktit, Elia Zaharisë shfaqet në dyert e gjykatës.

    Këtë të enjte në Gjykatën Civile të Tiranës u mbajt seanca lidhur me 3 kërkesa për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të kësaj të fundit Gjergj Zaharisë.

    Burime konfirmojnë për dy të parët se është aprovuar nga togat e zeza kërkesa dhe nga dita e sotme për Lekë Zogu ll dhe bashkëshorten e tij me të cilën ndodhet në proces divorci Elia Zaharia urdhërohet mbrojtja e menjëhershme. Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m nga njëri-tjetri, fëmijën Leka duhet ta takojë jo në prezencë të Elias, por të dados.

    Në fotot e mëposhtme është momenti kur Elia dhe babai i saj Gjergji dalin nga Gjykata Civile. Ndërsa Leka Zogu ll nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij. Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”, e gjithashtu po kryhen hetime edhe për daljen e pamjeve filmike që Leka Zogu ll ia vendosi në dispozicion policisë si provë materiale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark