×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas kritikave nga DASH për aksionin në veri/ Reagon ministrja Haxhiu

    Insajderi
    22 May 2024 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar mbështetje dhe përkrahje nga bashkësia ndërkombëtare në aksione që kanë për qëllim shtrirjen e sovranitetit dhe vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të vendit.

    Pas reagimeve të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Bashkimit Evropian, lidhur me aksionin në veri për mbylljen e gjashtë objekteve të Bankës Kursimore të Postës dhe të Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat veriore të vendit, ministrja e MD-së, Haxhiu tha se aksione të tilla kanë për synim mbrojtjen e integritetit territorial të vendit.

    “Me thënë të drejtën ne kemi përcjellë natyrisht me vëmendje të gjitha zhvillimet të cilat kanë ndodhur si përpjekje për të shtrirë sovraniteti dhe integritetin territorial në veriun e e vendit… Ka pasur edhe dje një veprim institucional nga ana e institucioneve përgjegjëse me qëllim të zbatimit të ligjit dhe zbatimit të Rregullores nga ana e BQK-së. Ne si qeveri mbështesim secilin aksion cili është i ligjshëm siç ishte edhe aksioni i djeshëm. Prandaj edhe besoj që edhe miqtë e partnerët tanë, aksionet të cilat janë në përputhje me legjislacionin në fuqi që kanë për qëllim shtrirjen e rendit e ligjit në çdo pjesë të territorit të Kosovës, duhet që ti mbështesin dhe të na ndihmojnë në këtë përpjekje”, theksoi ajo.

    Më tej Haxhiu ka përmendur se gjithçka shkon në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe sipas saj do të krijojnë një ambient të përshtatshëm qe institucionet ilegale të mos tolerohen.

    “Sigurisht që ne në vazhdimësi kemi komunikime me partnerët tanë dhe sigurisht që ne si qeveri e Kosovës do të angazhohemi që përditë në veriun e vendit tonë të ketë rend e rregull, të këtë veprim të ligjit të institucioneve dhe jo veprime ilegale, sepse ju e keni parë që ato assesi nuk do të tolerohen”, ka thënë ajo.

    Këto komente ajo i bëri me rastin e shënimit të 25 vjetori të masakrës në burgun e Dubravës. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark