Pavarësisht marrëveshjes së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin, për emrin e Bekim Sejdiut si kandidat për president, gjashtë deputetë të LDK-së kanë bërë të ditur se nuk e përkrahin këtë ujdi.
Kjo kundërshti duket se ka çuar në një takim të ri mes Abdixhikut dhe Kurtit.
Siç raportohet, dy liderët janë takuar pasditen e sotme në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Kreu i LDK-së, pas mbledhjes me Grupin Parlamentar të LDK-së, ka deklaruar se refuzimi i gjashtë deputetëve të partisë së tij për të përkrahur kandidaturën e Bekim Sejdiut e çon vendin pashmangshëm drejt zgjedhjeve.
Sipas raportimit të agjencisë së lajmeve EO, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut ka nisur në orën 16:00.