×
  • Sport
  • Sport

    Pas largimit nga Barcelona, Xavi refuzon këtë ofertë

    Insajderi
    30 May 2024 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pak ditë pati u largua nga skuadra e Barcelonës, në drejtim të trajnerit Xavi Hernandez ka arritur një ofertë punë.

    Është kombëtarja nga Koreja e Jugut që është e interesuar për spanjollin.

    Nuk është hera e parë që një kombëtare i troket në derë, kur ishte ende trajner i Al Sadd-it, ai mori një propozim nga Brazili, pasi i ofruan pozicionin e ndihmësit të Tite deri në Kupën e Botës në Katar në 2022 dhe më pas të merrte frenat e “Seleçaos”.

    Sa i përket klubeve, kur shpalli dorëheqjen e tij në fund të janarit, Ajaxi pyeti për të ardhmen e tij dhe mundësitë për të marrë përsipër ekipin.

    Por, duket se Xavi ka synim që të bëjë pushim për një vit për të qenë me familjen e tij, për të shijuar futbollin jashtë fushës, për të rimbushur bateritë dhe për të medituar shumë thellë për destinacionin e tij të ri.

    Edhe pjesa tjetër e stafit, pra asistentët që kanë shoqëruar Xavin që nga fillimi i karrierës si trajner, në Katar, do të marrin pushim, duke pritur që ish-mesfushori të vendosë për një nga propozimet që ka në tryezë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark