×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Pas lirimit nga detyra, Mehaj bën homazhe te varrezat e Jasharëve në Prekaz

    Insajderi
    08 August 2023 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se pas pranim-dorëzimit të detyrës së pasuesit të tij, Ejup Maqedoncit, ka shkuar për homazhe tek varrezat e Jasharëve në Prekaz.

    Mehaj një gjë të tillë e ka njoftuar përmes ‘Facebook’-ut, teksa u shpreh lart për veprën e komandantit Adem Jashari, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Prekazi është vendi ku janë vënë themelet e ushtrisë sonë, komandanti legjendar Adem Jashari do të mbetët përherë komandanti i cili i prinë ushtrisë sonë, na prinë neve dhe i prinë popullit në idealet që kemi”, ka thënë ndër të tjera ai.

    Dorëheqja e Mehajt nga dikasteri i Mbrojtjes u bë i ditur sot. Sipas Qeverisë, ai dha dorëheqje për arsye personale. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark