Insajderi
Insporti

Pas lojës me Turqinë, reagon Muriç: Koha jonë do të vijë

Insajderi
03 April 2026 - 13:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas lojës me Turqinë, reagon Muriç: Koha jonë do të vijë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Portieri i Kosovës, Aro Muric ka reaguar pas humbjes së rëndë në finalen e play-offit nga Turqia.

Portieri që luan te Sassuolo në Serie A bëri një postim emocional.

Ai tha se ajo çfarë kanë arritur shkon përtej rezultateve.

“Jam jashtëzakonisht krenar që jam pjesë e këtij ekipi dhe të hyj në fushë me lojtarë kaq të patrembur dhe të bashkuar. Ky rrugëtim ka qenë gjithçka për ne dhe unë dua të falëndërojë të gjithë në shtëpi dhe anembanë botës për besimin dhe përkrahjen. Në futboll, ne fitojmë dhe humbim së bashku, por çka kemi arritur, shkon përtej rezultateve. Ne u kemi dhënë njerëzve tonë shpresë përsëri. Për gjeneratën e ardhshme ky është vetëm fillimi. Ëndërrojmë shumë, punojmë më shumë dhe vazhdojmë të besojmë. Koha jonë do të vijë”, ka shkruar Muriç.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark