×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas ndeshjes Trepça – Golden Eagle Ylli, theren dy persona

    Insajderi
    23 May 2024 - 22:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona kanë mbetur të lënduar nga thika në Mitrovicë pas ndeshjes Trepça – Golden Eagle Ylli.

    Këtë për Insajderin e konfirmoi zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti teksa shtoi se të njëjtit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

    “Rreth orës 21:30, është raportuar se dy persona të lënduar nga mjeti i mpreht kanë kërkuar tretman mjekësor në emergjencen e spitalit rajonal në Mitrovicë”, tha Zahiti.

    Ai bëri me dije se njësitet kompetente policore po merren me rastin.

    Theksojmë se Trepça e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në basketboll.

    Mitrovicasit triumfuan në finalen e pestë dhe vendimtare ndaj Yllit me rezultat 67:66.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark