Insajderi
Biznes

Pas Nokias, dhe BlackBerry rikthehet në treg

Insajderi
17 December 2016 - 14:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Smartphone BlakcBerry do të kthehen në treg por nuk do të flasin më gjuhën kanadeze. Shoqëria Waterloo, që dy muaj më parë i tha lamturmië pajisjeve për tu përqëndruar në shërbimet e software të sigurisë, në fakt i ka dhënë të drejtën e markës kompanisë kineze TCL, që aktualisht prodhon telefonat Alcatel.

TCL do të jetë shpërndarësi ekskluziv i të gjithë smartphone-ve BlackBerry në nivel botëror, me përjashtim të tregjeve aziatike kyçe për kompaninë kandazeze, Indi Bangladesh, Indonezi, Nepal dhe Sri Lanka.

Pajisjet do të kenë si bazë sistemin Android dhe me software dhe shërbime të BlackBerry.

Dy kompanitë kishin bashkëpunuar në mënyrë analoge për smartphone DTEK 50 dhe DTEK 60, të publikuar muajt e kaluar.

Rruga e ndjekur nga BlackBerry ngjan me atë të Nokia-s, e cila i dha të drejtën e përdorimit të logos së saj HMD-së. Rezultati i parë i marrëveshjes është një telefon i vjetër i stilit pa internet, të lançuar para një jave, ndërsa disa smartphone të markës finlandeze janë në pritje të 2017-tës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark