Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pasi u ofendua nga analisti politik, Sadri Ramabaja.
Tahiri u ofendua nga Ramabaja me fjalët “kjo duket si gjyshe” e “prej pleqve steril”, por duket se këto nuk i lanë përshtypje Tahirit.
Ajo tha se më mirë të merremi me veriun, pastaj kemi kohë me u merrë kush e çka po ofendon.
“Të merremi me situatën e veriut. Ajo është më e rëndësishme. Ka kohë qe te merremi me atë se kush çka tha e kush ofendoi” – tha Tahiri, përcjell Insajderi.
Ndryshe, Ramabaja nuk i kërkoi falje Tahirit.
Në vend të tij këtë e ka bërë moderatori Kërquki.
“Më vjen keq që kjo ndodhi në studion time. Besoj që i bëri në afekt”, tha Kërquki