×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas paralajmërimit të Jasharit që do t’i vizitojë policët e rrëmbyer, flet gruaja e njërit prej tyre: Akoma nuk…

    Insajderi
    20 June 2023 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e djeshme kryeministri, Albin Kurti ka njoftuar se sot është planifikuar që ambasadori Jetish Jashari të vizitoj tre policët patrollues kufitar të rrëmbyer më 14 qeshor nga forcat serbe në fshatin Bare.

    Në lidhje me këtë takim të ambasadorit në burgun e Kralevës, Gazeta Insajderi ka kontaktuar bashkëshorten e policit të rrëmbyer, Shemsi Mustafa.

    Ajo ka treguar se akoma nuk kanë ndonjë informacion nëse ambasadori është takuar me policët.

    “Na kanë tregu që ka me shku në vizitë por nuk e dimë nëse janë takuar apo jo. Jemi në pritje”, ka thënë ajo, shkruan Insajderi.

    Ndërkaq sot në ora 15:30  kryeministri Kurti bashkë me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz do të mbajnë konferencë për media.

    Nuk dihet akoma nëse temë diskutimi në konferencë do të jetë gjendja e tre policëve kosovarë që aktualisht gjenden në Kralevë./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark