Pas postimit sklandaloz ku ministri Sveçla ka lidhur veteranët me luftë hibride ka reaguar drejtori i gazetës Insajderi, Parim Olluri.
Olluri ka thënë se veteranët kanë nevojë për respekt dhe përkrahje nga shteti.
“Nuk ban keshtu. Veteranet kane nevoje per respekt e perkrahje nga shteti. Kane luftu per neve. I kane humb gjymtyret e trupit per neve. Veteranet nuk jane pjese e luftes hibride te Vuçiqit”, ka shkruar ai në facebook.
Postimi i plotë:
Shume e rende
Vec nje njeri te meqem me pase afer vetes, Xhelalit ia kish mundesu me fshi kete postim.
Nuk ban keshtu. Veteranet kane nevoje per respekt e perkrahje nga shteti. Kane luftu per neve. I kane humb gjymtyret e trupit per neve. Veteranet nuk jane pjese e luftes hibride te Vuçiqit.
Marre eshte kjo. Rune fytyren pak. Mosni me kete arrogance prej pushtetari. Pushteti eshte i perkohshem.
Kur te largoheni prej pushtetit keni me prite ne rend ne furre te bukes, ne market, ne barnatore te mahalles. Cka doni me i thane tani veteranit kur ta shihni afer vetes? Me i kerku falje? Me u mshele ne shpi prej marres?