Insajderi
Lajme

Pas presidencës, këto janë privilegjet që do t’i gëzojë Osmani dhe familja e saj gjatë gjithë jetës

Insajderi
04 April 2026 - 21:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas presidencës, këto janë privilegjet që do t’i gëzojë Osmani dhe familja e saj gjatë gjithë jetës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vjosa Osmani sot në mesnatë e përfundon mandatin si presidente e Kosovës.

Pavarësisht se nuk u zgjodh edhe për një mandat, ndonëse donte, ajo do të ketë privilegje gjatë gjithë jetës së saj.

Osmani do të mund të marrë 70 për qind të pagës në formë pensioni.

Gjithashtu, gëzon të drejtën të ketë asistent, mbrojtje të afërt dhe veturë zyrtare.

Kur udhëton jashtë shtetit në cilësinë e ish-presidentes, i takojnë edhe mëditjet dhe mbulimi i shpenzimeve.

Osmanit dhe familjes së saj i takojnë edhe sigurime të plota shëndetësore dhe shërbime mjekësore në spitale ushtarake dhe publike gjatë gjithë jetës së tyre.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark