Pas prishjes së shoqerisë me Ramiz Lladrovcin, reagon reperi Don Xhoni: Ata kurrë nuk do të... - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Pas prishjes së shoqerisë me Ramiz Lladrovcin, reagon reperi Don Xhoni: Ata kurrë nuk do të…

    Insajderi
    22 December 2024 - 12:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi kosovar, Don Xhoni ka reaguar pas krisjes së shoqerisë me kryetarin e Drenasit, Ramoz Lladrovcin. Ai ka shkruar në Instagram një status që besohet t’ia ketë dedikuar shoqërisë me Lladrovcin.

    “Ata kurrë nuk do të bëjnë thashetheme se si i keni ndihmuar”, ka shkruar Don Xhoni pas prishjes së shoqërisë me Ramiz Lladrovcin, te cilët më nuk ndjekin njëri tjetrin në rrjete sociale.

    Insajderi kishte raportuar me heret se ‘Mollë sherri’ për prishjen e raporteve u bë biznesi që Don Xhon kishte në Drenas. Ky i fundit posedonte një lokal ‘shisha bar’ të quajtur “Revolution”, terrasa e të cilit ishte ndërtuar pa leje. 

    Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Drenasit i tha atij që duhej ta rrënonte terrasen, ai iu bind urdhrit.

    Reperi si duket kishte shpresuar që shoqëria me kryetarin do ta shpëtonte, kështu ka lënë të nënkuptohet kryetari në një intervistë së dhënë së fundmi.

    Lladrovci i pyetur për prishjen e shoqërisë me reperin, Don Xhon, ka konfirmuar indirekt se arsyeja ishte pikërisht kjo.

    Ai tha se nuk dëshiron të mbështetet nga njerëzit që mendojnë se do i bëj favore që janë në kundërshtim me ligjin.

    “Nuk i kemi raportet e mira, i kemi prish. Arsyeja është e lehtë kur njerëzit punojnë me mu mendojnë se kanë me ba gjithçka në Komunë. I kamë thënë njerëzve mos më mbështetni nëse mendoni se bëj favore që janë në kundërshtim me ligjin”, tha ai në një intervistë në Neutral.

    Lladrovci e Don Xhoni ishin shokë të mirë mes veti.

    Këtë e kishin pohuar ata vet edhe përmes rrjeteve sociale ku kishin publikuar edhe fotografi. Edhe gjatë kohës së fushatës Don Xhoni e kishte mbështetur Lladrovcin për kryetar të Drenasit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark