×
  • Kulturë
  • Biznes
  • Biznes

    PAS PROMOVIMIT NË HARVARD, “BARRË DHE BEKIM” VIJE NË PRISHTINË

    Insajderi
    28 June 2022 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    28 Qershor, 2022- Pas një promovimi të suksesshëm në Universitetin e Harvardit në Amerikë, tani autorja shqiptare me bazë në Zvicër, Shqipe Sylejmani, bënë të ditur vizitën e saj në Prishtinë për të promovuar librin e saj “Barrë dhe Bekim”.

    Libri “Barrë dhe Bekim” fillimisht është shkruar në Gjuhën Gjermane, pastaj u përkthye në Anglisht dhe u promovua në Universitetin e Harvardit, ndërsa tash do të promovohet edhe në gjuhën Shqipe në Prishtinë.

    “Barrë dhe Bekim” sjellë në jetë përjetimet e secilit pjesëtarë të Diasporës Shqiptare duke qartësuar ndjenjat e Barrës dhe Bekimit që bartin me vete në përditshmëri. “Jeta jonë në Diasporë, larg atdheut dhe bashkatdhetarëve tanë, është barrë sepse ju lamë të gjithë juve pas. Në këtë simbiozë ndjenjash ne gjetëm edhe bekimin tonë, që ishim ne gjendje të ruanim gjuhën, kulturën, dhe traditën tonë Shqiptare”, shprehet autorja në lidhje me frymëzimin e saj për të shkruar këtë libër. 

    Kjo simbiozë ndjenjash, siç e quan autorja Sylejmani, shprehet përmes protagonistes Shota, e cila jeton ne Zvicër. Shota ka gjithçka që të afërmit e saj në Kosovë e kanë dëshiruar në jetë: lirinë, mundësitë dhe ambiciet. Megjithatë, që nga fëmijëria, ajo ndjen se diçka i mungon. Pasi i vdes gjyshja dhe i lë një fletore ku përmenden destinacione të ndryshme në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe në Maqedoninë Veriore, si rezultat Shota vendos të udhëtojë në këto vende për të qartësuar rrugëtimin e saj jetësor.

    Promovimi i librit “Barrë dhe Bekim” do të mbahet me 30 qershor në Muzeun Etnologjik në Prishtinë, duke filluar nga ora 18:30.

    Për të gjithë të interesuarit për të qenë pjesë e promovimit, ju lutemi na kontaktoni në e-mail adresën [email protected].

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark