Pas publikimit të fotografisë së Haskukës me Balaj-Halimajn e Nismës eskalon Zafir Berisha përmend shprehje vulgare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas publikimit të fotografisë së Haskukës me Balaj-Halimajn e Nismës eskalon Zafir Berisha përmend shprehje vulgare

    Insajderi
    09 November 2021 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha ka përdorur një gjuhë të pa përshtatshme për të treguar se ndryshimin në Prizren nuk e ndalë askush. Kjo pas koalicionit që arriti me PDK-në në këtë komunë.

    Shkrimi i Berishës është edituar dy herë. Por, në të dyja rastet shihet përdorim i shprehjeve vulgare kundrejt kundërkandidatëve. Madje, si zakonisht nuk mungojnë gabimet drejtshkrimore.

    Vlen të ceket se jo gjithë anëtarët e Nismës Socialdemokrate e kanë përkrahur koalicionin me PDK-në në Prizren.

    Kundër ka dalë anëtarja e kryesisë së partisë, Albulena Balaj-Halimaj. E reagimi i Zafir Berishës duket se ka ardhur pikërisht pas publikimit të fotografisë së Mytaher Haskukës me anëtaren e Nismës.

    Herë e parë ai ka shkruar “Ndryshimin në Prizren me 14 nëntor nuk mundet me ndalën sperma serbe e as prostitutat politike”.

    “Ndryshimin në Prizren me 14 nëntor nuk mundet me ndalën “surrati” serbë , e as prostitutat politike”, ka shkruar herën e dytë Berisha në llogarinë e tij në Facebook.


    Se kujt iu është referuar saktë me shprehjet “sperma serbe” e “prostituta politike”, mund edhe të nënkuptohet. Sidoqoftë, gjuha e tillë e përdorur nga një politikan nuk arsyetohet assesi.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe me sekretarin për Marrëdhënie me Publike i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala.

    Shala është shprehur se si Nismë mund të komentojnë vetëm marrëveshjen e arritur nga partia derisa ka refuzuar të jap ndonjë koment për veprimet e anëtares së kryesisë, Balaj-Halimaj.

    “Çdo deklaratë tjetër të kujtdo nuk mundem me komentu. Unë mundem me komentu veç marrëveshjen që e ka bërë dega. Marrëveshja ka qenë publike. Ne si Nismë jo që e përkrahim por kemi qenë në dijeni, dhe jemi për veprimet për të cilat i ka marrë dega pra zotëri Zafir Berisha”, ka thënë Shala për Insajderin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark