Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Lleshi publikoi mbrëmjen e djeshme një këngë të titulluar “Deal”.
Ajo ka treguar se kënga është diss për dikë dhe një pjesë e ndjekësve mendojnë se e ka për Sindin.
Ndërkohë, konkurrentja në fjalë e ka thumbuar Anën publikisht.
Në një video live në Instagram Sindi shprehet se ajo nuk merr vesh nga rrepi, si dhe e ka ironizuar për anglishten.
“Ku merr vesh kjo nga rrepi m? Unë e shkruaj repin për 10 minuta, futem në studio e bëj këngën nga i pari te i fundit…më merren vesh të gjitha llafet në rrep, po të gjitha. “Big BURI” (qesh). S’ka gjë e ngatërrojmë içik me shqipen”, thotë Sindi.
Më tej, konkurrentja ka bërë dhe një status në Instastory, ku ka shkruar “Një minutë heshtje për të gjithë industrinë e muzikës”.