×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pas publikimit të përgjimit, lajmërohet Hysamedin Feraj: Lajm i duhur në kohën e duhur

    Insajderi
    10 July 2023 - 23:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilltari më i famshëm i kryeministrit Kurt, Hysamedin Feraj po vlerëson se përgjimet e publikuara nga biseda e Mimoza Kusarit- Lila me përfaqësuesin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, janë lajm i duhur në kohën e duhur.

    Ai ka thënë se ky lajm është me dobi t’u jepet Lajçakut, Eskobarit e Borrellit.

    “Tani kur po fajësohet partia në pushtet dhe qeveria për tensionimin e situatës në Veri, inçizimi i bërë publik nga Berat Buzhala është me dobi t’u jepet Lajçakut, Eskobarit e Borrellit. T’u jepet si dëshmi e rendësishme se partia në pushtet dhe qeveria e Kosovës paskan bërë shumë përpjekje për parandalimin e tensionimit të situatës në Veri të vendit dhe për bindjen e serbëve të marrin pjesë në jetën politike të vendit normalisht, sipas Kushtetutës, ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.”, ka shkruar Feraj.

    Ai i del në mbrojtje Kusarit duke kritikuar ish kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

    “- Mimoza Kusari, shefja e grupit parlamentar të partisë në pushtet, paska vepruar siç ia kërkon detyra e funksionit që mban: t’i kërkojë grupit parlamentar serb të marrë pjesë në jetën normale të Kuvendit të Kosovës, sipas Kushtetutës, ligjit dhe rregullores! Nuk paska pasur sukses. Ndoshta sepse nuk i premtoi t’i japë territor Serbisë siç i premtoi Ramushi Malit të Zi, as riformësimin e qeverisë duke i dhënë Simiçit postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, siç patën bërë Ramushi, Mustafa e Thaçi me Rakiqin.”, ka shtuar më tej Feraj në reagim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark