19:07 - 30 Shtator 2022

Alpinistja Mrika Nikqi është sulmuar seksualisht  nga një mashkull me inicialet F.B. Videon e njëjta e ka publikuar në facebook ku edhe ka njoftuar se personi është arrestuar.

Babai i saj, alpinisti i njohur kosovar, Arianit Nikqi, ka publikuar një shkrim në facebook.

Sipas tij, ky është rast shumë brengosës për të gjithë qytetarët.

Ai shkroi se është mirënjohës ndaj organeve të rendit dhe qytetarëve që ndihmuan në zbulimin e kësaj vepre.

“Mirënjohës për kordinimin efikas të organeve të rendit dhe qytetarëve të shqetësuar, të cilët ndihmuan ne zbulimin e këtij veprimi të poshtër”, ka shkruar ai në facebook.