Ish-konkurrentja e “PërPuthen” Ana Lleshi, u largua nga emisioni për shkak të thyerjes së rregullave që ky format kishte vendosur për të gjithë pjesëmarrësit e tij.
Ajo u takua me njërin prej konkurrentëve (Arjonin), jashtë ambienteve të “Për’puthen” dhe Arjoni pretendoi se ata kishin nisur një lidhje intime së bashku.
Këto fjalë Ana i mohoi kategorikisht, duke treguar se kishte ngritur një padi në gjykatë ndaj Arjonit dhe kjo çështje do të zgjidhej larg syrit të mediave.
Ana erdhi për herë të fundit në program që produksioni t’i komunikonte vendimin përfundimtar, si dhe u përshëndet me të gjithë konkurrentët.