Insajderi
Lajme

Pas raportimeve për të shtëna, 26-vjeçarit në Kaçanik i kapen armë, fishekë dhe thikë në Kaçanik

Insajderi
25 April 2026 - 11:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas raportimeve për të shtëna, 26-vjeçarit në Kaçanik i kapen armë, fishekë dhe thikë në Kaçanik
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se ka intervenuar mbrëmë në një rast në Kaçanik pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes dhe gjatë patrullimit, në rrugën “Ismail Raka”, kanë ndaluar një veturë me targa vendore, e cila drejtohej nga një 26-vjeçar me inicialet L.M.

“Gjatë verifikimit dhe kontrollit të personit dhe automjetit, në brezin e të dyshuarit është gjetur një armë zjarri (pistoletë) me 5 fishekë, si dhe 2 gëzhoja në xhepin e pantallonave.

Po ashtu, në veturë është gjetur edhe një mjet i mprehtë (thikë).

Arma, fishekët, gëzhojat dhe thika janë konfiskuar nga ana e policisë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik, ku është intervistuar nga njësiti i hetimeve”, thotë policia në një njoftim.

Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark