Përballë stacionit të Policisë në Gjakovë, dy biznese betonizuan pemët e qytetit atje. Insajderi raportoi se të dy bizneset në fjalë, qebaptore ‘Saranda’ dhe mishtore ‘Lleshi Y’ e bënë këtë me qëllim që ta shfrytëzojnë si terrasë. Por, lidhur me këtë, ka intervenuar inspektorati, të cilët më pas e kanë kthyer në gjendjen e mëparshme.
Insajderi ka raportuar para një jave për këtë, ku dy pemë shiheshin të betonizuara nga dora e njeriut.
Këto veprime duket se dy bizneset i bënë me qëllim që t’i “zgjerojnë” përfitimet e tyre, duke dëmtuar ambientin.
Por, një javë më pas intervenoi inspektorati, ku i detyroi bizneset t’i kthenin pemët në gjendjen e mëparshme.
Insajderi ka siguruar pamje, ku shihet se pemët janë ç’betonizuar pas urdhëresës së inspektoratit. /Insajderi.org/