×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Pas raportimit të Insajderit, intervenon Komuna e Gjakovës e detyron vëllain e deputetit të VV-së t’a lirojë pronën e uzurpuar

    Insajderi
    24 December 2021 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një muaj e gjysmë më parë Gazeta Insajderi kishte raportuar se si familjarë të deputetit të Vetëvendosje, Agon Batusha kishin upuzruar një pronë të Komunës së Gjakovës.

    Për rastin Insajderi e kishte lajmëruar edhe Komunën e Gjakovës, gjegjësisht drejtorinë e Urbanizmit, të njëjtit sot kanë konfirmuar se kanë detyruar familjarët e Batushës t’i largojnë shufrat metalike, të vendosura në hapësirën publike.

    Ndonëse vëllai i Agron Batushës, Andi kishte deklaruar se për shfrytëzimin e kësaj pjesë është në dijeni komuna, këta të fundit kanë deklaruar se vendosja e shufrave ka qenë pa leje.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar Arbnor Koshi, Inspektor i Shërbimeve Publike.

    “Kemi dal në vendin e ngjarjes në Rrugën:’’Sabrije Vokshi Bija, ku kemi konstatuar se personi në fjalë ka bërë vendosjen e shufrave të hekurit, në sipërfaqe publike, pa leje nga organi kompetent”, ka thënë Koshi.

    Koshi ka thënë se familjes Batusha i kishin dhënë tre ditë kohë për largimin e objekteve në hapësirën publike.

    “Ku e kemi urdhëruar në afat prej 3 (tre) ditësh, te bëjë largimin e shufrave të hekurit ,në të kundërtën ,do të marrim masa ligjore ,sipas rregullores për shërbime publike ,me procesverbal nr:001086 të datës 23.12.2021, z.Dukagjin Batusha. Me datën 24.12.2021 kemi inspektuar në Rrugën:’’Sabrije Vokshi Bija’’, ku kemi konstatuar largimin e shufrave të hekurit nga sipërfaqja publike”, tha ai për Insajderin.

    Pamje pas intervenimit të komunës:

    Gazeta Insajderi kishte siguruar pamjet e shtëpisë, parcelës. Pjesa e nënvizuar me ngjyrë verdhë i takonte Komunës së Gjakovës dhe jo familjes së deputetit Batusha.

    Insajderi pati kontaktuar deputetin e Vetëvendosjes, Agon Batusha për ta pyetur në lidhje me pronën. I njëjti kishte deklaruar se nuk është pronë e tij por e familjarëve.

    “Nuk mund të them asgjë, ajo nuk është pronë e imja personale është e familjes time”, ka thënë shkurt ai.

    Në anën tjetër se kjo pjesë e pronës është e uzurpuar e ka konfirmuar për Gazetën Insajderin vëllai i deputetit të Vetëvendosje, Andi.

    Andi Batusha tha se shkallët dhe rrethojat janë vendosur përkohësisht. Sipas tij ato do të largohen.

    “Nuk e di sa vlen tash fjala ime ama mundeni me pyet edhe në Kadastër hiç pa problem, por kjo pjesa e shtëpisë është me leje para 21 viteve është ndërtu. Ato rrethojat (gilinderat) ne kemi me i largu edhe një pjesë të shkallëve 1. 80 e atij rrethimi që është bërë atëherë se ka qenë e pabanueshme, me renovim ka me u hek edhe ajo pjesa e shkallëve ka me u bë taman hapësirë për trotuare ose çkado qoftë”, ishte shprehur Batusha.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark