Ditë më parë, Gazeta Insajderi ka raportuar mbi ankesat e studentëve të Fakultetit të Filologjisë, Dega “Gjuhë dhe Letërsi Angleze” drejtuar tek Këshilli i Etikës ndaj profesorit Bekim Bejta.
Profesori Bejta, bazuar në dokumentet e siguruara nga Insajderi ka bullizuar dhe ofenduar disa studentë duke i shkaktuar presion psikologjik me kërcënimet ndaj tyre.
Në shenjë revolte për mos marrjen e masave nga ky organ brenda Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, studentët kanë paralajmëruar protestë, që pritet të mbahet këtë të mërkurë para objektit të Rektoratit.
Ndërkaq, sot në muret e godinës së Fakultetit të Filologjisë janë parë disa grafite, në të cilat kërkohet përjashtimi i Bejtës.