Pas raportimit të Insajderit se Afrim Muçiqi ka filluar sot me mbajtjen e dasmave, Policia e Kosovës ka ndërhyrë në hotelin Diamond, ku ishte duke kënduar ai.
Nga pamjet shihet se ky hotel është rrethuar nga policia.
Raportohet se janë duke u dënuar të gjithë dasmoret, po ashtu edhe këngëtari në fjalë si pasojë e shkeljes së rregullave anticovid.
Insajderi ka siguruar pamje nga dasma e cila ishte duke u mbajtur në Hotel Diamond, derisa shihej se Afrim Muçiqi kujdesej për disponimin e të pranishmëve.
Dasmorët, në këto pamje shiheshin pa masa mbrojtëse, pa distance – rrjedhimisht duke mos respektuar asnjë masë kundër Covid-19
Këngëtari Muçiqi i mllefosur ditë më parë ishte shprehur se nëse politikanët bëjnë fushatë pa masa, unë i nisi dasmat.
Por siç duket i shkojë “huq”, meqë tashmë Policia e Kosovës ka ndërhyrë për t’a ndërpre ahengun./Insajderi.org
Pamje: