Parkingu nëntokësor në Malishevë vazhdon të përballet me probleme serioze të vërshimeve, duke u kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për qytetarët.
Edhe pak ditë pas përurimit të tij, ky parking kishte dalë jashtë funksionit si pasojë e reshjeve të shiut dhe grumbullimit të ujit.
Kjo situatë duket se ende nuk është zgjidhur. Sipas pamjeve të publikuara nga qytetarët në rrjetet sociale, reshjet e fundit kanë sjellë sërish përmbytje në parkingun nëntokësor, duke e bërë atë të pakalueshëm për veturat që tentojnë të hyjnë në nënkalim.
Pamjet e shpërndara tregojnë qartë gjendjen aktuale dhe vështirësitë me të cilat po përballen drejtuesit e automjeteve, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ndërmerren masa afatgjata për zgjidhjen e këtij problemi.