×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas rezultateve për pezullim të grevës, Jasharaj deklarohet për Insajderin

    Insajderi
    30 September 2022 - 22:29

    Pas publikimit të rezultateve për pezullimin e grevës në arsim, kryesuesi i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj tha për Insajderin se këtë çështje e ka lënë në duart e Këshillit Grevist.

    Nga të gjitha votat e mbledhura, e që janë dërguar në Këshillin Grevist të SBASHK-ut, 54.88% janë për pezullim të grevës.

    Jasharaj tha se arsyeja e distancimit nga ky proces ka ardhur si pasojë e komenteve të Qeverisë si “Jasharaj andej, Jasharaj këndej”.

    “Ajo që kam informacion, sepse për ti ikur komenteve të Qeverisë, Jasharaj andej Jasharaj këndej, e kam lënë ashtu siç thotë statuti në kompetencat e Këshillit Grevist, Reshit Kukaj do e dorëzoj zyrtarisht tw argumentuar se si janë rezultatet”, tha Jasharaj për Insajderin.

    Ai tha se SBASHK e ka publikuar rezultatin e deklarimeve dhe ka kërkuar që z.Hykolli të u drejtohet mediave që në mëngjes.

    “Nga ajo që unë kam informacion është se SBASHK e ka publikuar rezultatin e deklarimeve të deritanishme dhe nuk kam kompetenca. z.Hykolli nga BSPK le t’i drejtohet mediave që në mëngjes, me një lokacion më të mirë për konferencë të mirëfillt. Këshilli Grevist dhe përfaqësuesit dhe shërbyesit civil do dalim dhe do to deklarojmë deklarimet që janë bërë pasi nuk jam i inkuadruar në këtë proces pasi nuk i kam ato kompetenca, nesër do të raportojnë për rezultatet që do i bashkëngjisim dhe pastaj mediat edhe të gjithë te tjerët do njoftohen drejtë”, tha ai për Insajderin.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark