×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Hoxhaj tregon se çka duhet të bëjë Kosova

    Insajderi
    14 April 2024 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka reaguar për sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke thënë se këto janë ngjarje që tregojnë se Kosova ka nevojë për një diplomaci të mençur.

    “Sulmi i Iranit mbi Izraelin mbrëmë, vazhdimi i luftës në Ukrainë dhe Gaza, agresionit i Serbisë në Banjskë vjet dhe deklarimi i hapur i Hungarisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, gjë që çdoherë ka votuar për anëtarësimin tonë në organizata, janë ngjarje që tregojnë që për Kosovën një politikë e jashtme e mençur, së bashku me rritjen e kapaciteteve të sigurisë duhet ta ketë primatin mbi çdo politikë të brendshme ekonomike dhe shoqërore”, ka shkruar Hoxhaj.

    “Kushdo që mendon të kundërtën e ka shumë gabim, kur sot Kosova është e izoluar nga aleatët perëndimorë dhe e kërcënuar nga kundërshtarët lindorë!”, ka thënë tutje ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark