Pas sulmit te**rist në Gjermani, reagon Kurti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas sulmit te**rist në Gjermani, reagon Kurti

    Insajderi
    21 December 2024 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Numri i të vdekurve pas sulmit të mbrëmshëm në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë është rritur në pesë, sakaq kryetari i Saxony-Anhalt, Reiner Haseloff, ka shtuar se numri i të lënduarve është mbi 200.

    Për këtë ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili shprehu ngushëllimet më të thella për viktimat dhe familjet e të prekurve.

    Në një postim në X, Kurti thotë se populli i Kosovës solidarizohet me popullin e Gjermanisë.

    “Ngushëllimet e mia më të thella për viktimat dhe familjet e prekura nga sulmi në Magdeburg. Mendimet tona janë me popullin gjerman gjatë kësaj kohe të dhimbshme. Populli i Kosovës solidarizohet me ju”, ka shkruar shefi i ekzekutivit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark