Pas takimeve me partitë e mëdha dhe përfaqësuesit jo-shumicë, Osmani takon Fatmir Limajn - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas takimeve me partitë e mëdha dhe përfaqësuesit jo-shumicë, Osmani takon Fatmir Limajn

    Insajderi
    19 May 2025 - 17:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

    Takimi është zhvilluar në kuadër të konsultimeve politike për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

    “Në vazhdën e konsultimeve politike lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, sot Presidentja Vjosa Osmani, pas kërkesës së pranuar nga Nisma Socialdemokrate, ka takuar kryetarin e saj, z. Fatmir Limaj”, thuhet në njoftimin e presidencës, përcjell Insajderi.

    Pak ditë më parë, Presidentja Osmani ka zhvilluar takime me liderët e partive të mëdha, përfshirë LVV, PDK, LDK dhe AAK, si dhe me përfaqësues të komuniteteve jo-shumicë. Megjithatë, këto konsultime nuk kanë sjellë ende zgjidhje për situatën politike aktuale në vend.

    Pas takimit, ajo deklaroi se liderët treguan vullnet të mirë teksa shtoi se “ekziston një disponim minimal”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark