Pas takimit Lajçak deklarohet për media, paralajmëron takim mes Bislimit dhe Petkoviq - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas takimit Lajçak deklarohet për media, paralajmëron takim mes Bislimit dhe Petkoviq

    Insajderi
    11 May 2023 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak është deklaruar për medie pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.

    Para gazetarëve ai tha se me Kurtin kanë diskutuar për hapet e më tejshëm të dialogut. Përderisa sqaroi se do të shkojë në veri që të bisedoj me qytetarët atje.

    Ai madje ka paralajmëruar një takim ndërmjet zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtorit të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

    Lajçaku do të qëndrojë të enjten në Prishtinë, ndërkaq një ditë më vonë do të vizitojë Beogradin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark