Pas takimit me Kurtin, Hovenier u bën thirrje Serbisë e Kosovës: Kthehuni në dialog - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pas takimit me Kurtin, Hovenier u bën thirrje Serbisë e Kosovës: Kthehuni në dialog

    Insajderi
    29 May 2023 - 18:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje palëve për de-eskalim të tensioneve dhe t’i kthehen dialogut.

    “Nuk jam në pozicion për të ju treguar se çfarë do të ndodhë në objektet e komunave të kryetarëve të sapozgjedhur. U bëj thirrje palëve që të deskalojnë situatën dhe t’i kthehen dialogut, përtëritjes së raporteve, zgjidhja është përmes dialogut”, ka thënë Hovenier.

    Ai tutje ka thënë se protesta është e drejtë e qytetarëve por që duhet të jenë në formë paqësore.

    “Nuk është e drejtë që të përdoret dhuna dhe nuk është pranueshme”, ka vijuar Hovenier.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark