Pas tatuazhit, ditën e djeshme Kida ka vendosur të bëjë edhe një ndryshim në look.
Fillimisht, nëpërmjet një postimi në Instastory, ajo na tregoi se ka bërë tatuazh portretin e një tigri në dorën e saj të majtë dhe ka zbuluar se atë ja dedikon të gjithë njerëzve që e urrejnë, sepse si një “tigër” që është nuk arrijnë ta mundin.
Pas kësaj, Kida na tregoi se kishte ardhur koha për një ndryshim në ngjyrën e flokëve.
Këngëtares i kanë pëlqyer shumë flokët rozë dhe mbrëmë i ka bërë totalisht pink.
Ajo ka postuar në Instastory disa video gjatë procesit të lyerjes së flokëve, por ende nuk na ka zbuluar look-un përfundimtar.