Insajderi
Lajme

Pas tetë muajsh në arrati, arrestohet i dyshuari për grabitjen e një shtëpie në Pejë

Insajderi
07 August 2026 - 09:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas tetë muajsh në arrati, arrestohet i dyshuari për grabitjen e një shtëpie në Pejë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Grabitje”, në lidhje me një rast që kishte ndodhur në dhjetor të vitit 2025 në qytetin e Pejës.

Sipas Policisë, rasti ishte raportuar më 20 dhjetor të vitit të kaluar, rreth orës 03:30, në rrugën “Qamëria” në Pejë. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku viktima ka deklaruar se persona të dyshuar kishin hyrë në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash, sasi ari dhe një telefon mobil.

Pas një pune intensive hetimore nga Sektori Rajonal për Hetime në Pejë, më 6 gusht 2026 është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i një personi të dyshuar për përfshirje në këtë rast.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark