Pas thumbave të Melisës, edhe Antonela reagon kundër Ledjanës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Pas thumbave të Melisës, edhe Antonela reagon kundër Ledjanës

    Insajderi
    09 May 2021 - 10:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë një interviste, Melisa Lleshi e cilësoi konkurrenten e “Për’puthen”, Ledjanën si njeriun më fallco. Madje, ajo ngriti pretendime se di disa gjëra për Ledjanën, por nuk dëshiron që t’i publikojë. Pas këtyre akuzave erdhi edhe reagimi i Ledjanës e cila tha se ajo nuk i shet prindërit për t’iu viktimizuar e as vetën për pak famë.

    Ndërsa, nuk u ndal me kaq ajo ironizoi gjithashtu me faktin që Melisa është bërë këngëtare nga “Për’puthen”, e që bëri të reagonte përsëri Melisa, e cila i përmendi disa gjëra dhe hodhi më shumë dritë mbi të fshehtat e Ledjanës.

    Pas gjithë këtij debati, ka reaguar edhe konkurrentja tjetër, Antonela e cila në fillim të programit luftoi me Ledjanën për të fituar dashurinë e Mevlanit. Por në fund Antonela u tërhoq, duke u shprehur se dëshironte ta shihte Mevlanin përkrah me njeriun që ai dashuron vërtetë.

    Antonela thotë se e ka ndjerë që në fillim se Ledjana ka qenë një njeri fallco dhe se është e lumtur që gënjeshtrat tashmë po dalin në shesh.

    “Jam kurioze të di ku i kam ato komentuesit që thoshin pse sillesh ashtu kundrejt asaj vajzës, asaj tipes. Ku jeni sot që dolën fjalët e mia? Që ishte thjesht një kompeticion kundrejt meje dhe ajo deklaronte gjithmonë që unë isha në emision për të, kur realisht nuk isha. Gjithsesi koha ja tregon fytyrën gjithkujt. Po ai publik që të ngre, po ai publik dhe të ul poshtë aty ku ishe, kështu që thonë se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra dhe ty të zgjatën pak si shumë në fakt, nja 2 muaj më shumë, por gjithsesi doli e vërteta. Kam një super falenderim për të gjithë ata njerëz që knë besuar tek unë që ditën e parë dhe e kanë kuptuar se kush isha, pavarësisht se si mund të dilja nga situtat që krijoheshin aty me të vërtetë jam shumë e lumtur për cdo mesazh që më shkruani dhe cdo mbështetje që me keni dhënë gjithmonë dhe jam këtu falë jush. Një gjë tjetër per të cilën jam pargjykuar gjithmonë është se unë jam e akullt i trajtoj keq njerëzit dhe jam e keqe. Ideja është se kam një intuitë që arrin të dallojë ata që shtiren, por pavarësisht këtyre do e suportoj giveaway-n tuaj”, shprehet Antonela në disa postime në “Instagram”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    21 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark