Oda e Stomatologëve të Kosovës ka reaguar në lidhje me dyshimet se një grua nga Malisheva ka ndërruar jetë pas trajtimit në një ordinancë stomatologjike.
Fillimisht në njoftimin e OSK-së i është shprehur ngushllime familjes së të ndjerës.
“Oda e Stomatologëve të Kosovës, shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes dhe gjithë qytetarëve me rastin e ndarjes tragjike nga jeta e pacientës nga Malisheva, për të cilën siç është raportuar nga ana e mediave ka ndërruar jetë pas marrjes së shërbimeve shëndetësore stomatologjike”, thuhet në njoftim.
Poashtu është thënë se pas daljes së raportit të Inspektoriatit do të merren masa ndaj stomatologut të dyshuar.
“OSK zotohet se pas daljes së raporteve të inspektoriatit shëndetësor në insitucionin shëndetësor ku është dhënë shërbimi stomatologjik, do të jetë në krye të detyrave dhe misionit të saj, duke ndërrmarrë të gjitha masat ligjore ndaj stomatologut, anëtarit të OSK-së, në raport me të gjeturat e konstatuara të inspektoriatit shëndetësor”.