Pas videove të infermiereve tjera, reagon Agusholli: Kur do të mbaroj ky serial? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas videove të infermiereve tjera, reagon Agusholli: Kur do të mbaroj ky serial?

    Insajderi
    03 November 2022 - 19:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Video e publikuar ditën e djeshme nga ku një infermiere po godiste një të moshuar në shtëpinë për kujdesin e moshave të treta “Ordena” në Pejë është përsëri në qendër të vëmendjes. Sot u publikuan edhe disa video të disa ish-infermiereve të Qendrës teksa shiheshin të përqafuara me të moshuarën. Në lidhje me këtë ka reaguar deputeti i VV-së, Gramos Agusholli.

    Agusholli përmes një postimi në facebook ka shkruar se gruaja e moshuar nuk ka nevojë për mëshirë, pasi si infermiere vajzat paguhen për këtë punë.

    I njëjti ka shtruar pyetjen se kur do të përfundoj ky “serial”.

    “Prej shuplakave në përqafim. A jeni more në veti. Prej ku po buron kjo çmenduri ? Me cilën të drejtë janë bërë xhirime të vazhdueshme, kur personi në fjalë nuk është as i afërt, as familjar. Ajo nuk ka nevojë për mëshirë, sepse ju paguheni për tu kujdesur për të.

    Kur ka me përfundu ky serial, që në këto episoda po tregon për një staf mjekësor që ka probleme psiqike”, ka shkruar ai në facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark