×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pas votës pro të Këshillit të Ministrave të BE-së, Parlamenti Europian zbulon hapat e ardhshëm për Insajderin

    Insajderi
    09 March 2023 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli i Ministrave të BE-së ka votuar pro liberalizimit të vizave për kosovarët.

    Normalisht, miratimi me shumicë të thjeshtë i liberalizimit të vizave nga KM i BE-së do të duhej të shënonte thuajse fundin për liberalizimin e vizave.

    Sipas rregullave, vetëm Akti ligjor do të duhej të nënshkruhej nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian.

    …dhe pasi vendimi të publikohet në Gazetën Zyrtare, duke përfshirë datën e hyrjes në fuqi do të duhej të ndodh Liberalizimi i shumë pritur për kosovarët, shkruan Gazeta Insajderi.

    Por, meqë çështja e Kosova ka kaluar në disa procese më ndryshe, Parlamenti Europian ka zbuluar për Gazetën Insajderi, se çka do të ndodh pas votimit të sotëm.

    “Këshilli ka miratuar së fundi marrëveshjen për liberalizimin e vizave dhe për shkak se ajo është një marrëveshje e leximit të dytë (qëndrimi i Parlamentit është miratuar në vitin 2019 para zgjedhjeve të mëparshme), ne kemi nevojë që të hedhim në votim prapë në LIBE për të miratuar qëndrimin e Këshillit”, ka thënë zëdhënës i Parlamentit Europian, Ojamo Janne për Gazetën Insajderi.

    Ai ka zbardhur edhe agjendën se si do të procedohet tutje.

    “Referimi për LIBE shpallet në seancë plenare javën e ardhshme, më 13-16 mars, ndërsa votimi i LIBE është planifikuar për 22 mars”, thotë tutje Janne në një përgjigje për Gazetën Insajderi.

    “Më në fund, votimi në seancë plenare do të jetë në mes të datave 17 dhe 20 prill, sipas PE-së”.

    Derisa njohësi i politikave të Bashkimit Europian, Demush Shasha, kur ka njoftuar për vendimin pro të Këshillit të Ministrave, ka thënë se “tani ka mbetur vetëm edhe miratimi në seancën plenare të Parlamentit Evropian ku pritet përkrahje përsëri pothuaj unanime”.

    Ndryshe, nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Shengen.

    Kosova, ashtu si edhe Bosnje e Hercegovina, ka vetëm Marrëveshje Stabilizimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok.

    Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndërkaq, i kanë hapur negociatat për anëtarësim në BE./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark