×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pas vrasjes së shtatzënës, takohen krerët e shtetit

    Insajderi
    02 December 2022 - 08:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas ngjarjes tronditëse, presidentja Vjosa Osmani ka thirrur për sot mbledhjen e Këshillit për demokraci dhe të drejta të njeriut.

    Në këtë takim, ku do të marrin pjesë të gjithë liderët institucionalë, pritet të dilet me qëndrime konkrete për masat që duhen ndërmarrë për parandalimin e dukurisë së vrasjes së vajzave dhe grave në Kosovë.

    Osmani tha për RTK se si shtet dhe shoqëri jemi para një sfide serioze , sepse femicidi urgjentisht duhet të ndalet dhe nuk duhet të tolerohet.

    “Në këtë takim përveç liderëve institucional do të marrin pjesë edhe udhëheqësit e institucioneve të drejtësisë, të sigurisë, përfaqësues të shoqërisë civile, të institucioneve të pavarura. Në agjendë janë dy pika konkrete: E para, secili institucionin të jetë në inputin e vet lidhur me mangësitë që ekzistojnë në sistemin tonë për mbrojtjen e jetës së vajzave dhe grave dhe e dyta do të dalim me përfundime dhe konkluzione konkretet se si të parandalojmë këto akte të dhunës dhe këtë femicid, sa më urgjentisht që të jetë e mundur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark