Insajderi
Lajme

Pas Walkerit, edhe ish-kongresmeni propozon Faton Bislimin për president

Insajderi
27 August 2026 - 19:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas Walkerit, edhe ish-kongresmeni propozon Faton Bislimin për president
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Emri i Faton Bislimit është rikthyer në vëmendjen e opinionit publik, pasi ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, e ka propozuar atë si kandidat për president të Kosovës. Por, tashmë partive opozitare i është propozuar emri i tij edhe nga ish-kongresmeni amerikan Joseph DioGuardi.

Siç merr vesh Insajderi Joseph DioGuardi, ka propozuar emrin e Faton Bislimit për president duke thënë se emri i tij duhet shqyrtuar mbi bazën e meritave dhe jo të preferencave politike apo personale.

Walker po ashtu u ka shkruar letra krerëve të partive politike, Albin Kurtit të Lëvizjes Vetëvendosje, Bedri Hamzës së Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ardian Gjinit të Aleancës në lidhje me propozimin e tij.

“Si mik i Kosovës, jam thellësisht i shqetësuar, siç jam i sigurt se jeni edhe ju dhe qytetarët e Kosovës, me bllokadën aktuale të pafundme të procesit kushtetues për të zgjedhur një President të ri. Zgjedhjet e reja nuk kanë gjasa ta sqarojnë ose zgjidhin çështjen, e aq më pak të kthejnë Kosovën në rrugën e qeverisjes efektive.”- ka shkruar ai në letrën e tij.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark