Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të shtunën ka pritur në takim Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Fillimisht, mediat janë lejuar të marrin pamje në oborrin e Qeverisë, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë.
Tensionet në veri të vendit u rritën pas betimit të kryetarëve të rinj, të cilët dje duhej ta fillonin punën në objektet përkatëse komunale.