Insajderi
Lajme

Pasagjerit në Aeroportin e Prishtinës ia kapin 50 fishekë në valixhe

Insajderi
06 January 2025 - 08:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pasagjerit në Aeroportin e Prishtinës ia kapin 50 fishekë në valixhe
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në valixhen e një personi janë gjetur 50 fishekë.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin ditor të së hënës, ku ka thënë se të njëjtit i janë sekuestruar fishekët.

I dyshuari më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar në arritje oficerët e doganës kanë gjetur 50 fishek. Nga i dyshuari është sekuestruar municioni dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /nsajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark