Insajderi
Showbiz

Pasi doli fitues nga BBVAL, Gjesti merr edhe një befasi tjetër

Insajderi
24 April 2025 - 16:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pasi doli fitues nga BBVAL, Gjesti merr edhe një befasi tjetër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një javë historike për këngëtarin Gjesti.

Me 19 prill Gjesti u shpall fitues i Big Brother VIP Albania 4, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Pas shumë ditësh qëndrimi brenda edicionit në Shqipëri dhe paraprakisht në Kosovë, ai ia doli të realizojë ëndrrën e tij, të dalë triumfues.

Së fundmi, ai po e shijon famën dhe gjithë dashurinë e publikut.

Madje, në Instagramin e tij ndjekësit po shtohen shumë dita ditës. Ai tashmë ka kaluar shifrën prej 600 mijë ndjekës në këtë rrjet social, dhe kjo tregon se ka shumë fansa jashtë të cilët e presin për muzika të reja.

Pas fitores, artisti ka paralajmëruar se do të ketë shumë këngë të reja dhe befasi.Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark