×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi doli pozitiv me koronavirus patriarku serb Irinej ndalet në spital

    Insajderi
    05 November 2020 - 09:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Patriarku Irinej është infektuar me koronavirus dhe është pranuar në spitalin special për koronavirus në Beograd, ka kumtuar Kisha Ortodokse Serbe.

    Kisha pretendon në deklarate se diagnoza e patriarkut Irinej u zbulua gjatë një “procedure rutinore të testimit”.

    Patriarku 90-vjeçar mbetet “pa simptoma dhe me shëndet të shkëlqyeshëm në përgjithësi”, thuhet në deklaratë.

    Njoftimi erdhi pak ditë pasi Irinej udhëhoqi një ceremoni gjatë varrimit të mitropolitit Amfilohije – udhëheqësit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

    Amfilohije vdiq më 30 tetor në moshën 82-vjeçare, pasi në fillim të tetorit ishte diagnostikuar me koronavirus.

    Mijëra njerëz u mblodhën në Podgoricë për funeralin e tij, duke shkelur masat kundër koronavirusit.

    Shumë prej tyre nuk mbanin maska dhe as distancë fizike./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark