Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka reaguar publikisht pas qarkullimit të disa videove në rrjetet sociale, ku shihen banoret e Big Brother VIP Kosova 4, Benita Zena dhe Alba Pollozhani, teksa intimidojnë dhe bullizojnë banoren më të re të shtëpisë, Elijona Binakajn.
Dafina, e cila shpesh ka shprehur qëndrime të forta kundër dhunës dhe bullizimit, këtë herë u shpreh tejet e indinjuar.
Në një koment të lënë në rrjetet sociale, ajo shkroi: “Është e tmerrshme që Big Brother lejohet ende me ekzistu! Kur bullizimin, dhunën fizike dhe psikike e shfaqin si argëtim. TV duhej me qenë i sigurt për fëmije, jo me normalizu dhunë. Ku po shkon ky vend që këtë lejon vit pas viti?”