Ditën e sotme emri i Kejvina Kthellës u lakua më së shumti në median rozë.
Shkak u bë një video e shpërndarë nga Jelena Karleusa, këngëtarja serbe, e cila ndodhej në Bodrum në të njëjtën kohë me modelen shqiptare dhe padashur na zbuloi të dashurin e saj.
Kjo është hera e parë që shohim partnerin misterioz pasi bukuroshja nuk e ka zbuluar kurrë.
E pas këtyre lajmeve Kejvina erdhi me një vendim të papritur.
Bukuroshja ka vendosur të mbyllë llogarinë e saj në Instagram duke premtuar se do të kthehet më vonë.