Kylie së fundi ka pranuar se ajo është shtatzënë me fëmijën e dytë.
Tash e disa kohë u përfol se Kylie ishte aktualisht shtatzënë me fëmijën e saj të dytë dhe baba ishte Travis Scott.
Kylie konfirmoi ditën e djeshme lajmin me video shihen që nga hapat e parë të shtatzënisë e deri në formësimin e barkut të saj.
Ndërsa ylli i Keeping Up With the Kardashians u dha fansave shikimin e tyre të parë personal të barkut të rrumbullakosur. Ajo u fotografua jashtë restorantit Carbone në lagjen Soho, dhe gjithashtu ndau fotografi të pamjes së saj në Instagram.
Barku ishte qartë i dukshëm në postimin e saj, të cilën Kylie e mbishkroi me një emoji të thjeshtë të bebes engjëll. Në fotografi, ajo veshi një fustan të bardhë, i cili i theksonte figurën e saj, me një pallto të gjatë të bardhë dhe syze dielli argjendi.
Ndërsa Kylie mbajti detajet e shtatzënisë së saj të parë private deri pas lindjes së Stormi, një person i brendshëm sugjeroi që nuk do të ishte rasti i njëjtë këtë herë.