Loredana ishte kryetemë e medias ditën e sotme.
Kjo pasi u pa se këngëtarja pozonte nga bregdeti shqiptar por vendoste lokacionin e ishullit grek Mykonos.
Së pari ishin ndjekësit që i reaguan e më pas edhe Enca Haxhia, e cila përmes disa fotografive të realizuara në Pogradec kishte vendosur lokacionin Brazil.
“Liqeni Mykonos se gabova” shkruante Enca në tjetër foto duke u tallur publikisht me Loredanën.
E kjo e fundit pas gjithë kritikave nga fansat shqiptarë duket se është munduar të rregullojë gabimin.
Në një video ku shihet teksa largohet nga Palasa Beach e Dhërmiut ajo ka shkruar me të mëdha “Albania ”